Thaçi

Edhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi kujtohet për krimet në Siri dhe arsyeton bombardimin e Amerikës

Edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi kujtohet për krimet në Siri dhe thotë se  Republika e Kosovës mbështet fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të sulmuar caqet ushtarake dhe për të dobësuar aftësinë e regjimit të Asadit për të kryer sërish sulme kimike ndaj popullatës civile. “Sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund. Ne jemi të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhënjejnë përballë çdo regjimi”, ka thënë Thaçi. “Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t’i dhënë fund regjimit të Asadit dhe luftës në Siri, ka shtuar më tej ai.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …