Edhe në mëngjesin e sotëm, pikëkalimi kufitar në Merdare ka qenë i ngarkuar me kolonë 1200 metra dhe 2 orë pritje

Edhe në mëngjesin e sotëm, pikëkalimi kufitar në Merdare ka qenë i ngarkuar me kolonë 1200 metra dhe 2 orë pritje

Edhe mëngjesin e sotëm, pikëkalimi kufitar në Merdare është më i ngarkuari. Pritjet në dalje të këtij pikëkalimi janë deri në dy orë, ndërsa kolona është e gjatë 1200 metra. Deri afro një orë ka pritje tek Dheu i Bardhë, ku kolona është 300 metra. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendje më e qetë paraqitet në pikëkalimet e tjera kufitare. Në Mutivodë pritjet në dalje janë deri në gjysmë ore, ndërsa në pikën kufitare në Vërmicë, pritjet janë deri në 20 minuta, ku kolona është 100 metra. Fluks i madh i veturave që ia kanë mësyrë pikëkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje ka qenë i madh javët e fundit, pasi mërgimtarët kanë përfunduar pushimet dhe po drejtohen për në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …