leoni

Ylli Mece

Ylli Meçe: Djalli i lutet Allahut, që t’i japë kryeministrit tonë, statusin e shejtanit politik

Nuk ka asgjë për tu çuditur sepse bëmat e Edit jo vetëm në interpretimin e ngjarjeve dhe fenomeneve por dhe në reagimin dhe veprimtarinë e tij dhe kabinetit të “Hosarave”, janë të tilla që tregojnë se ai ose nuk ja ka aspak haberin në trajtimine këtyre fenomeneve pra shkurt është si i themi ne ,ngelet“një pykë në diell”..ose i di , i njeh mirë por tregohet më shejtan se  shejtani duke lenë dhe atë me gisht në gojë, atje në përrua.

Unë me këtë shkrim tashmë e di që një pjesë e mirë e shokëve të mi tashmë të konvertuar në demokratë do të buzëqeshin dhe do gëzohen pa masë madje nuk është çudi dhe të më përgëzojnë se mirë ja bëra këtij qafiri i cili ua rrëmbeu pushtetin në mes të ditës teksa prisnin fitoren.

Gjithësesi nuk mund të rri pa përmendur nga ana tjeter dhe një pjesë e mirë e shokëve të mi socialistë( madje keta i kam me shumicë) të cilët do të më kthehen tërë inat, madje këta të fundit duke ngrenë dhe ndonje misër të pjekur e me mishtriçe në dorë, do më kthejnë krahët se gjasme nuk më patën vrejtur.

Nuk ke çi bën sepse fushata elektorale për pushtetin e ardhshëm, për të dy kampet fillon pikërisht që në momentin kur shumëkush mendon se ajo ka përfunduar.

Po pse si qëndron puna dhe çfarë ka bërë Edi?!..

Nuk po i futem aspak “Minifundit të Shengenit ” që Shqipërisë, Edi, kërkon të heq dhe ato intime duke bërë cfilatë nëpër plazhet e Ballkanit, madje nuk kam pse e krahasoj as miqsinë e tij me Aleksander Vuçiçin ( që madje kërkont’i mësojë te luaj dhe basket) me atë që kishte patur dikur dhe vet A.Zogu me N.Pashiçin i cili bënte dallavere me tokën tonë. Joooo.

Edi bën me detin tokën ai kurrë nuk e jep kaq ta bëjnë dhembin shovinistet që i kemi përreth! Këto gjëra në një farë mase janë trajtuar, por problemi tashmë është i tillë sa që ai, mbasi kopsiti mirë e mirë Ballkanin ju kthye Afganistanit.

Shtrohet pyetja që të jenë të vërteta ato që thotë Edi, apo më shumë e ka hallin të fitojë simpatinë amerikane, teksa këta të fundit kanë marrë angazhim se me kosor në dorë do bëjnë namin kundër gjithë sistemit korruptiv në Shqipëri i cili na qenka më i rrezikëshmi se vet Kovidi i marrë sëbashku me gripin e pulave dhe të derrave i cili për herë të parë na paskish plasur në një plazh andej nga Kuba e Fidelit ndaj dhe sot e kësaj dite e quajnë “plazhi i derrave”… ku zbarkuan amerikanet.

Të shkretet amerikanë nuk e kuptojne se në fund ka për tu ngelur në dorë kosori ngaqe asnjerit skane per tja u rruar dot madje as vet Sales.

Politika “ediane” proamerikane është kaq e madhe , madje po aq mbase dhe më e madhe e servile, saqë sot për sot nuk gjen dot asnjë vend të Evropës më servile se Shqipëria. Shkurt atje ku presidenti amerikan mund te vendosi bythën, tanet do të vendosin me siguri kokën .Dhe këtë e them me bindjen më të plotë sepse turpi që ata po i bëjnë vendit tonë duke nëpërkëmbur dhe dinjitetin kombëtar bëjnë pjesë dhe s’ kanë si të mos bëjnë në marrëzitë e tyre pa anë e pa fund. Mbasi bëri proçkën e parë duke i konsideruar kolaboracionistet e pushtuesve si thjeshtë refugjatë dhe jo” afgan-ballista” apo më saktësisht” afganistan-ballista”( dmth stan me ballista) kthehet tri dekada më vonë dhe bën paralelizma të tilla që të çuditin me të vërtetë. Duke e lenë mënjanë për pak çaste analizën dhe për të mbuluar të menderosurën e tij me shurrë ai deklaron se….

“”Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë. Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë….”

Kjo ose është papjekuria më e madhe e këtij njeriu që do të thotë se studentet të cilet kanë blerë diplomat nuk janë asgjë para këtij “uomus ignorantus”, ose është një nga më të djallëzuarit më hileqari i cili për përfitime politike ( mjafton ti buzeqeshi pakez…fare pakez Amerika), ka për borxh të paraqes dhe vet djallin si ëngjëll.

Ne paskemi qenë “afganë tre dekada më parë”?!

Jo, Edi jo, madje as ty nuk dua te te krahasoj si të tillë sepse popujt nuk fyhen e ofendohen paçka se ti me thonjtë e tu të pa prerë i pa larë anës Senës e i pashpresë, shisje ikonat e pikturuara që i kishe vjedhur në galerinë e arteve figurative.(Këtë akuzë nuk ta kam bërë unë por shtypi periodik me kohë madje dhe vet Nanua yt i cili të zgjati dorën dhe ti ja kafshove dhe që kurrë ti nuk ke dalë publikisht e me fakte ta kundershtoje).

 Ti qëllimisht i ve shenjën e barazimit asaj që ty të kishte zenë sytë sepse ishit ju që e tradhtuat këtë popull. Dhe kur them “ju” e kam fjalën te sëra e juaj të cilët e degjeneruan Shqipërinë dhe në terrin e natës më të errët ju bashkë me zuskën Evropë dhe kumbar amerikanin mezi prisnit vdekjen e Enver Hoxhes. Madje aq shumë u gëzuat sa me vrap shkruajtët me të madhe “Te fitojmë kohen e humbur”…por cilën kohe humbët ju?

Kuptohet ju humbet kohen e ballisto-zogisteve që do na e reklamonit në të pastajmen si “demokraci”, kohën e atyre të cilët i paten lyer duart me gjakun e popullit ndaj dhe ti i ke aq për zemer ballistët afganë bashkëpuntorë te okupacionit amerikan.

 E di që ty të ze lemeria dhe nuk do shkrime të tilla se zemerohet ambasadorja ”US-aziatikia” Kim.

Po ja mor Edi, puna është se nuk flas unë por flet e vërteta sepse pikërisht kjo Amerike ajo Angli dhe vet URSS i quajti ballistët tanë si kolaboracionistë me pushtuesin. Dhe kur ajo treçerek shekulli më parë tradhtarët tanë i quajti të tillë, ti pse afganet të cilët i shërbyen regjimit kukull dhe që kane lyer duart me gjakun e popullit afgan nuk i quan dhe ti vlerësosh po ashtu?!

Demokracinë e popullit tonë mos e ngatërro me diktaturën e tij dhe që ti konsideron ferr.

 Vërtetë kishim dhe diktaturë, por problemi ishte se kundër kujt drejtohej ajo?!

Ti i di këto gjera apo flet “ krushka e Peços me furkë në brez”?!

E di ti se ajo “diktatura jonë më e egra e Evropës”” nxori njerëz të kulturës të shkencës të punës e te prodhimit dhe që i ndërruan tërësisht faqen Shqipërisë?

E di ti se 87% e popullatës në kohen e luftës ishin analfabete dhe te tundje pak kokën te binin morrat ne tasin e përsheshit?

E di ti se malarja, tuberkolozi, sifilizi dhe vdekshmëria foshnjore para se të vinin në pushtet partizanet, ishin të tilla që na radhisnin të parët në Evropë?

I di ti apo jo transformimet madhështore që nga pisha e kandili kaluam ne dritën elektrike, qe nga kanuni kaluam ne shtetin e organizuar, se nga skllavëria me mëditje e bejlereve agallareve dhe kapidaneve, kaluam në punën individuale ne interes te familjes dhe te gjithë shoqërisë.

E di ti qe ngritem në kohë rekord fabrika uzina ndërmarrje shtetërore, me arsim dhe shëndetësi falas, qe nuk i kishim askujt borxhe që kishim rini të shëndetshme e jo rini te hashashit kokaines dhe rendjes pas qejfeve me mini deri ne rrëzë të rrëzës.

Rinia e jote (natyrisht jo e gjitha, sepse populli dhe morali i tij është në luftë me moralin tuaj) është rini e kallashit, rini qe te vret per 2 metra vend-parkimi, rini qe sorollatet rrugëve me diploma ne xhep qe nuk u hyn ne pune, ose mund tu hyje në pune vetëm kur ndonjë dite nuk gjejnë dot letër ne banjo.

Ndodhte të që vriteshin dhe ne kohen tonë, por ata binin në krye te detyrës në punë për ndërtimin e dhe mbrojtjen e shoqërisë pa dallime klasore e pa shtypje shfrytëzim barbar te njeriut nga njeriu.

Ne ngrit]m në piedestal vlerat më të mira të popullit tonë heroik teksa ju shkulet me themel çdo gjë madje dhe dëshmorët. Me këtë rast dua të nënvizoj se nëse armiku na i vrau për herën e parë ju i vratë për herën e dytë duke u ngritur buste e lapidare krimineleve duke shpërndarë dekorata e çmime Lumo Skëndos.  që ti i jep me dorën tënde bile dhe duke u buzëqeshur, aq sa tundej prej varri dhe yt’atë, i cili shquhej per veprat madhështore me karakter të theksuar atdhetar e që i bënin jehone luftëtareve dëshmorë që paten luftuar kundër armikut pushtues dhe të rihabilituarit tënd “Tate ballistit & co”.

Ti ke një administrate tërësisht te korruptuar qe nga nje portier spitali e deri te instancat me te larta qe nga një polic rrugor e deri te ministra e zv/ministra, ti ke nje situate pasigurie ne shtepi ne pune ne rrugë në ambjente sociale dhe e pret nga andej qe nuk e pandeh.

Kjo eshte shoqëria e jote “demokratike” qe na ke mbytur ne borxhe, që një shtetas shqiptar me banim ne Shqipëri e ke futur ne borxhe deri ne 3 mije Eu( një familje me 4 persona Bankave të huaja i eshte borxhli 12 mije Eu).

Je ti dhe sëra e juaj duke filluar qe nga renegati Ramiz Alia qe e helmuat shoqërinë shqiptare, jini ju bashke me kryexhelatin Berishë dhe karvanin tjetër që ju kanë ardhur nga pas, që larguat të gjithë rininë tonë prej atdheut.

Do ta provosh?!

Bëj dhe organizo një testim në shtyp dhe do e kuptosh se pse s’ te pranon kurva Evropë në shtratin e saj. Nuk te pranon, sepse me këtë shkallë degjenerimi e korrupsioni me kete nivel papunesie qe domosdoshmërisht manifestohet me nivel të ulët jetese, me këto paga e pensione të gjithë do të ikinin dhe shprehija e largimit “ si çifuti në shkretëtirë” do zëvendësohej me shprehjen “si shqiptaret pa atdhe” . Pra nese e ke fjalen për ferrin tënd qe ti dhe parardhesit e tu e shkaktuat vet ke dhe të jap shumë të drejtë.

Por ti bën dhe një gomarllëk të asaj shkalle saqë dhe vet më gomari i gomerëve si specie( per kete mos u merzit sepse Partia e Joe Biden gomarin e kanë si simbol mençurie) do pëlliste nga inati dhe e di përse? Sepse nuk mund te krahasohet shtresa tradhtare e një vendi dhe bashkëpunëtore e okupatorit, me rrugëtimin e emigranteve ekonomikë.

Statusi i refugjatit politik afgan e bashkëpunëtor me armikun pushtues ( pra dmth mikun tënd amerikan) ndryshon katerciperisht me statusin e nje shqiptari i cili mori rrugëtimin e emigrimit ekonomik dhe pikërisht këtu qëndron djallëzia e jote që e le me gisht ne goje dhe vet djallin, i cili tashmë është drejtuar për në xhami që t’i lutet allahut të japi ty statusin e shejtanit politik.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Gurakuç Kuçi: Zgjedhjet elektorale si gjeopolitikë: Maqedonia e Veriut drejt Perëndimit apo Rusisë dhe reagimi i Gjermanisë

Zgjedhjet elektorale më nuk janë thjesht një ndërmarrje demokratike e organizuar për të kahëzuar zhvillimin …