leoni

Edhe pse vera parashikohet të jetë e nxehtë e pa të reshura, nuk do të ketë krizë për ujë

Edhe pse vera parashikohet të jetë e nxehtë e pa të reshura, nuk do të ketë krizë për ujë

Zyrtarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë bërë të ditur se ditëve të fundit në Kosovë kanë depërtuar masat e ngrohta ajrore duke bërë që temperaturat të arrijnë vlera të larta. Vera parashikohet të jetë e nxehtë e pa të reshura. Kjo mund të shkaktojë edhe mungesë të ujit në dy burimet kryesore të furnizimit me ujë për kryeqytetin e Kosovës dhe fshatrat përreth, andaj krizë për ujë nuk do të ketë këtë vit së paku deri në pranverën e ardhshme.  Zyrtarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”  thanë se nuk ka gjendje alarmante e as krizë për ujë të pijshëm. Kompania këshillon të kursehet uji në mënyrë që burimet e ujit që i kemi të mos shteren. Por të dhënat e fundit për nivelin e ujit në dy liqenet kryesore që furnizojnë kryeqytetin me ujë flasin për rritje më të madhe të nivelit të ujit në Liqenin e Batllavës sesa në atë të Badocit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …