leoni

Edhe tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Sot janë regjistruar edhe tri raste të reja, të prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës. Rastet janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës. Me këto raste, numri i personave aktiv me COVID-19 në Malishevë, shkon në 18 raste aktive. Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 105 raste të prekura, prej tyre 81 janë shëruar, 15 raste janë aktive dhe 6 raste kanë përfunduar me vdekje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …