Haliti: Jemi pranë familjeve të prekura nga pandemia

Gjendja epidemiologjike në Komunën e Vitisë është më e rënduar pas rritjes së rasteve me të infektuar në dy ditët e fundit. Dje janë diagnostifikuar tetë pacientë me Covid-19, kurse tre janë shëruar. Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në takimin e sotshëm ka shfaqur dronë se gjendja mund të eskaloj, nëse masat në fuqi nuk respektohen me përpikëri. Kryetari i Kominës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë thirrje për më shumë seriozitet, në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos ngarkohet, pasi kapacitetet janë të kufizuara. Haliti ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila ka bërë rivendosjen e tendave në qendrat e mjekësisë familjare për të lehtësuar punën me pacientë. Ai tha po ashtu se janë duke mbajtur kontaktet me familjet e prekura nga pandemia për t’ua përmbushur nevojat që kanë. Ndërkohë po vazhdon dezinfektimi i objekteve të institucioneve si dhe klorifikimi i hapësirave publike.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …