Edi Paloka pajtohet me konstatimet fyese kundër shqiptarëve të kryeministres serbe, Bernabiq

Edi Paloka pajtohet me konstatimet fyese kundër shqiptarëve të kryeministres serbe, Bernabiq

Ish deputeti i PD-së, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministres serbe Ana Bërnabic e cila dy ditë më parë deklaroi se shqiptarët janë “njerëz të zbritur nga mali”. Sipas tij  nuk kemi pse të habitemi dhe revoltohemi pasi e kemi dëgjuar shpesh herë kryeministrin e Shqipërisë, t’ju drejtohet gjysmës së shqiptarëve me terma “shpellarë” apo “keni dalë nga pylli”. Duket se Paloka e ka zbuluar arketipin e vet, por  nuk flet asnjë fjalë për gjuhën e tij, arrogancën, sharjet në Kuvend, nuk flet për fyerjet e sharjet delirante të prijësit të tij, Sali Berisha, nuk flet për gjuhën e tij të ndragur derisa ishte deputet, por tani  që ka mbetur në rrugë thërret për rrëmbim armësh, rrëzimin me dhunë të Qeverisë. Duket se ai të gjitha këto i arsyeton përderisa pajtohet me fyerjen e përçmimet që iu bën serbja Bernabiq shqiptarëve, ashtu si dukur “gjyshi” i saj kriminel, i cili  thoshte se ata ishin njerëz me bishta.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: Kërkesa e PDK-së, për një pauzë 10-minutëshe u refuzua arbitrarisht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive …