Testit të arritshmerisë në Komunën e Malishevës i nënshtrohen 965 nxënës

Si në gjithë Republikën e Kosovës edhe në Komunën e Malishevës, organizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Drejtorisë për Edukim dhe Arsim, Testit të arritshmërisë ju nënshtruan 965 nxënës, në tri qendrat shkollore. Sipas zyrtarëve të DEA- së në Malishevë, përkatësisht shefit të DEA-së, Halim Hoti  “Administruesit, vëzhguesit, nxënësit dhe menaxherët e shkollave ishin me kohë nëpër shkolla, po ashtu edhe materialet e testit kanë arritur me kohë dhe janë shpërndarë në afatin e paraparë për nxënësit si dhe kushtet tjera teknike ishin të plotësuara për nxënësit si uji “ etj, përfundoi Hoti. Për të parë nga afër se si po rrjedhë procesi i testit të arritshmerisë, Kryetari i Komunës  së Malishevës, Ragip Begaj  me bashkëpunëtorë, vizitoi tri qendrat shkollore, Gjimnazin “ Hamdi Berisha”, Qendrën Profesionale të Kompetencës “ Kujtim Krasniqi” dhe SHFMU “ Ibrahim Mazreku”, “Ku  ju urojë nxënësve suksese në test dhe përzgjedhje të orientimeve të tyre për të ardhmen sipas njohurive që tregojnë në testin e arritshmërisë  si dhe kërkesave të tregut të punës”. Edhe nga përfaqësuesi i MASH-it, Ardian Ramadani u informua se gjithçka ka filluar me kohë dhe deri në këto momente, mbarëvajtja e testit po shkonte mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …