Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në këtë qark gjatë dhjetë viteve të fundit. Në një takim përmbyllës të fushatës elektorale, Rama theksoi se Bashkia Shkodër, kur drejtohej nga opozita, kishte refuzuar bashkëpunimin me qeverinë, çka sipas tij ka penguar realizimin e projekteve. Ai përmendi 414 projekte të përfunduara, 315 kilometra rrugë të brendshme dhe faktin që 95% e territorit të qarkut ka sot akses rrugor. Kreu i socialistëve mohoi akuzat se qeveria ka diskriminuar veriun e vendit dhe theksoi lidhjet e tij personale dhe historike me Shkodrën.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA: Liderët politikë të respektojnë Kushtetutën dhe të krijojnë institucione stabile

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas vendimit të fundit …