Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, foli edhe për pavarësinë e Kosovës

Edi Rama: Fjalët nuk mjaftojnë, por kërkohen veprime për të ardhmen e sigurt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Samitin për të Ardhmen, mbajtur në selinë e OKB-së në Nju-Jork, ka theksuar se bota përballet me rreziqe të mëdha dhe se fjalët e thjeshta nuk janë të mjaftueshme për t’i adresuar ato. Rama kritikoi organizatën për mungesën e veprave konkrete, duke thënë se veprimet e deritanishme nuk kanë përmbushur pritshmëritë e popujve. “Askush nuk është i sigurt në këtë situatë globale, dhe Shqipëria mbështet plotësisht Paktin për të Ardhmen, por është e nevojshme që fjalët të transformohen në vepra,” u shpreh Rama, duke përmendur edhe rrezikun e armëve bërthamore, që është rritur me fillimin e luftës në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …