Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama: Hekurudha Durrës–Prishtinë prioritet strategjik, projekti drejt fazës së zbatimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se projekti i hekurudhës që lidh Prishtinë me Durrës mbetet një nga prioritetet kryesore strategjike të qeverisë shqiptare dhe se iniciativa po avancon drejt fazës së zbatimit. Rama bëri të ditur se studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak janë përfunduar në bashkëpunim me institucionet e Kosovë. Sipas tij, linja hekurudhore do të ketë rreth 105 kilometra, duke përfshirë 14 tunele dhe 43 ura, dhe do të ndërtohet sipas standardeve të Bashkimi Evropian. Ai theksoi se në takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar edhe për mundësitë e financimit të projektit përmes dy burimeve të huaja që pritet të eksplorohen bashkërisht nga dy qeveritë. Projekti, i njohur edhe si hekurudha “Kuq e Zi”, synon të krijojë një lidhje të re transporti mes dy vendeve dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas planit të prezantuar më herët në Shkodër, në këtë linjë pritet të realizohen deri në nëntë udhëtime të trenit për pasagjerë në ditë. Udhëtimi i plotë nga Durrësi në Prishtinë pritet të zgjasë rreth 5 orë e 54 minuta, ndërsa për trenat rajonalë që ndalen vetëm në stacionet kryesore koha e udhëtimit mund të reduktohet në rreth 3 orë e 40 minuta. Vlera e përgjithshme e projektit është vlerësuar rreth 1.8 miliardë euro, ndërsa sipas parashikimeve më optimiste, realizimi i tij mund të zgjasë deri në 10 vjet, kur pritet të vihet në funksion treni i parë në këtë linjë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci pas takimit me Haxhi Shalën: Procesi në Hagë larg të besueshmes

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një …