leoni

Fjalimi historik i Edi Ramës në KS të OKB-së, fjalimi më burrëror, i mbajtur ndonjëherë nga një kryeministër i Shqipërisë

Edi Rama, ka publikuar një pjesë nga fjala e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për raportin e Dik Martit

Kryeministri  i Shqipërisë,  Edi Rama ka publikuar  një pjesë nga fjala e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, derisa kishte folur për luftën çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dik Marty. Rama thekson se, Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi një raport të përpiluar nga një parlamentar i zellshëm me emrin Dik Marty, e ku akuzohej UÇK për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve. Z. Marty duhet të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Europës.

Raporti i tij ishte tronditës, e jo vetëm shumë asokohe, i besuan, por u shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara të gjykatës për Kosovën. U bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloji i manifestit për propagandë mbarëbotërore kundër pavarësisë së Kosovës”. Rama tha se, “çdo përpjekje hetimore gjatë këtyre 11 viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza, por më kot, asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë apo diku tjetër që kishte të bënte me trafikimin e dyshuar të organeve. E megjithatë dhomat e specializuara për Kosovën që u ngritën mbi këtë raport, ndërkohë që flasim kanë arrestuar pa padi kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, ka shkruar mes tjerash, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …