Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se komisioneri Johannes Hahn ka të drejtë që taksa 100% mbi produktet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është obstruktive. Ai tha se me këtë veprim sipas tij Kosova nuk ka fituar asgjë deri tani, me qasjen e saj konstruktive. “Komisioneri Hahn ka të drejtë! Taksa 100% mbi produktet e Serbisë&Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive? Hiç % të asaj që ka merituar! E pra, ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithmë që duhet dëgjuar”, ka shkruar Rama.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
