Edi Rama: “Liria ka emër – drejtësi për çlirimtarët”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur përkrahjen e tij për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në përkrahje të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një postim emocional në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje.
LIRIA KA EMËR 🇦🇱❤️🇽🇰 Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri drejtësi për çlirimtarët.” Ky reagim i kryeministrit shqiptar shihet si një mesazh uniteti kombëtar dhe mbështetje morale e politike për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Mazohizmi politik i një pjese të kreut të PDK-së është i dëmshëm, i paarsyeshëm dhe i papërgjegjshëm

PDK nis riorganizimin e brendshëm: Përgatitje për zgjedhje partiake në të gjitha nivelet

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, të dytën pas zgjedhjeve të 28 …