Edi Rama në Forumin e Bledit: “Duam Evropën pa kushte, martesa me BE-në është e sigurt”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria e do Europën pa kushte, edhe pse, sipas tij, Europa i ka bërë shqiptarët të vuajnë shumë. Ai tha se aktualisht po zhvillohen negociatat dhe synimi është që ato të përfundojnë në vitin 2027. Rama u shpreh i bindur se integrimi europian i Shqipërisë është i pashmangshëm, duke e krahasuar atë me një martesë të sigurt me Bashkimin Europian. Forumi i Bledit, që këtë vit shënon 20-vjetorin, mblodhi në një panel krerë qeverish të rajonit, përfaqësues të BE-së dhe të Gjermanisë, ku u diskutuan sfidat gjeopolitike, siguria e Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …