leoni

Edi Rama nga Shkupi: Kurrë më afër anëtarësimit në BE – në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Shkup ku po merr pjesë në samitin dyditor mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin. Në një prononcim të shkurtër për mediat në nisje të samitit, Rama deklaroi se vendet e Ballkanit janë më afër se kurrë aspiratës për anëtarësim në BE. “Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore dhe më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër anëtarësimit dhe besoj fort që do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona,” tha ai. Samiti është i ndarë në dy panele kryesore. Paneli i parë fokusohet në vlerësimin e përparimit dhe hapat e ardhshëm të Planit të Rritjes, me theks te turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe lehtësimi i qarkullimit në kuadër të tregut të përbashkët evropian. Paneli i dytë i kushtohet analizës teknike të secilës shtyllë të planit dhe përfshirjes së institucioneve evropiane dhe organizatave partnere.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …