Edi Rama: Respekt për Redin Çaushajn, policin që u plagos duke ndërhyrë dhe duke shmangur më të keqen mes dy individëve

Edi Rama: Respekt për Redin Çaushajn, policin që u plagos duke ndërhyrë dhe duke shmangur më të keqen mes dy individëve

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  ka reaguar pas plagosjes me thikë të efektivit të policisë, Redi Çaushaj, i cili ndërhyri për të ndarë një sherr mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë. Rama ka publikuar një foto të policit 25-vjeçar në shtratin e spitalit, ndërsa ka shprehur respekt për gjestin e tij. Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm”, shkroi kreu i qeverisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës (15 gusht) në Pilur, ku efektivi, i cili jashtë shërbimit, ndërhyri për të ndarë një sherr mes disa personave. Por efektivi Redin Çaushaj është goditur me thikë nga 60-vjeçari, Thodhor Mërkuri, i cili pas ngjarjes u arratis. Ai u vendos në pranga mëngjesin 16 gushtit nga uniformat blu, në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur. 25 vjeçari ishte me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …