Edi Rama: Shqipëria hap rrugën drejt BE-së, çfarë mësimesh mund të marrë Kosova nga ky sukses?

Shqipëria ka hapur 28 nga 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shihet nga Brukseli si “nxënësja me notën A+” në mesin e vendeve kandidate. Reformat e brendshme, veçanërisht në drejtësi, dhe diplomacia aktive janë vlerësuar si shtyllat kryesore të këtij përparimi. Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, e cilësoi ecurinë e Shqipërisë si mbresëlënëse, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama “ta mbajë ritmin”. Vëzhgues ndërkombëtarë theksojnë se pavarësisht sfidave si korrupsioni, emigracioni dhe kritikat për lirinë e medias, vendi ka dëshmuar se ndryshimi pozitiv është i mundur dhe se BE-ja shpërblen rezultatet konkrete. Ekspertët nënvizojnë se ky model është një mësim i rëndësishëm për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sidomos për Kosovën, e cila ende nuk ka fituar statusin e kandidatit. Dialogu i bllokuar me Serbinë dhe tensionet me BE-në shihet si pengesa kryesore që Kosova duhet të tejkalojë për të nisur rrugën e saj evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të …