Edison Jakurti: Pas pandemisë u dyfishua numri i kosovarëve që kërkojnë punë në BE

Ekonomisti Edison Jakurti ka bërë të ditur se pas pandemisë së COVID-19 është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve të Kosovës që kanë kërkuar leje-qëndrim për punësim në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të publikuara nga Jakurti në një grafik në Facebook, gjatë periudhës 2015–2019, gjithsej 39,143 qytetarë kanë marrë për herë të parë leje-qëndrim për punë në BE. Ndërkaq, në periudhën 2020–2024, ky numër është rritur në 73,847, duke shënuar pothuajse dyfishim. Jakurti vlerëson se ky trend është tregues i qartë i mungesës së përmirësimeve në tregun e punës në Kosovë gjatë viteve të fundit. Sipas tij, rënia e shkallës së papunësisë nuk lidhet me rritjen e punësimit brenda vendit, por me largimin në rritje të qytetarëve për të gjetur punë jashtë Kosovës. Ai thekson se këto të dhëna duhet të shërbejnë si sinjal alarmi për institucionet, në mënyrë që të adresohen problemet strukturore të punësimit në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli: Fjalë të mëdha pa garanci realizimi

Kritikave ndaj premtimeve elektorale për rritjen e pagës minimale, pensioneve dhe shtesave sociale i është …