leoni

Edita Tahiri

Edita Tahiri: BE-ja duhet ta publikojë dokumentin që ta shoh populli i Kosovës, sepse ai e ka verdiktin, dhe jo as Kurti e as BE-ja

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, kërkoi të publikohet drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili është hartuar nga Bashkimi Evropian, pasi emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar draftin e Asociacionit. Pasi Lajçaku pohon se Asociacioni i propozuar nga BE-ja është i mirë dhe se Kurti e ka pranuar – atëherë pse BE-ja s’po e bën publike dokumentin që ta shoh populli i Kosovës, sepse ai e ka verdiktin, dhe jo as Kurti e as BE-ja”, ka shkruar Tahiri në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …