Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se vendi ndodhet para një momenti kyç politik dhe se ndryshimet janë të domosdoshme. Përmes një reagimi, Tahiri tha se Kosova ka nevojë urgjente për një shtet funksional që të dalë nga bllokadat dhe izolimi që, sipas saj, po rëndojnë mbi qytetarët dhe perspektivën e vendit. Ajo theksoi se, megjithëse zgjedhjet po mbahen në një atmosferë festive për shkak të afrimit të Vitit të Ri, vëmendja e qytetarëve duhet të jetë e kthyer te prioritetet shtetërore. “Së pari Kosova, pastaj viti i ri”, shkroi Tahiri, duke nënvizuar se mirëqenia dhe stabiliteti institucional duhet të vendosen përpara çdo festimi. Deklarata e saj vjen në një kohë kur diskursi publik është përqendruar te ngecja politike dhe kërkimi për alternativa që mund të rivendosin funksionalitetin e institucioneve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
