Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Edita Tahiri: Osmani foli vetëm pasi i tregoi Kurti, kjo është katandisje e presidencës

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani lidhur me Gjykatën Kushtetuese. Tahiri tha se Osmani foli më në fund, por vetëm pasi kryeministri Albin Kurti i kishte treguar se çfarë të thoshte. Ajo e quajti këtë “katandisje të presidencës”, duke kritikuar varësinë e saj politike nga kryeministri.Reagimi i Tahirit erdhi pasi presidentja Osmani, në një konferencë për shtyp, kërkoi që shteti të mos bllokohet për pozitën e një nënkryetari të komunitetit serb në Kuvend, edhe pse Kushtetuta e Kosovës e garanton këtë përfaqësim.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …