Edita Tahiri sulmon Kurtin pas vizitës në SHBA: “Mashtrim dhe shmangie e përgjegjësisë”

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tahiri e akuzoi Kurtin për mashtrim politik dhe përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë lidhur me bllokimin institucional në vend. Sipas saj, Kurti u mundua t’u arsyetohej amerikanëve për pezullimin e dialogut strategjik, duke mos përmendur sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe shkeljet në procesin e konstituimit të Kuvendit. Ajo kritikoi edhe kërkesën e Kurtit për një mandat të dytë qeverisës, e cila, sipas Tahirit, u artikulua para zyrtarëve amerikanë, por jo para qytetarëve të Kosovës. “Kjo është shenjë e një politike mashtruese që nuk kalon as në Uashington, e as në opozitën brenda vendit”, theksoi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …