Edward Joseph: Kriza në Kosovë është pasojë e kokëfortësisë së udhëheqjes

Profesori amerikan Edward Joseph ka kritikuar ashpër udhëheqjen politike në Kosovë, duke e cilësuar krizën aktuale si të panevojshme dhe të krijuar nga kokëfortësia e liderëve politikë. Sipas tij, situata e krijuar nuk është rezultat i një rezultati të ngushtë zgjedhor apo pamundësisë për të formuar institucione, por pasojë e mungesës së lidershipit dhe refuzimit për të gjetur zgjidhje politike. Joseph ka theksuar se ekziston mundësia që institucionet të vazhdojnë funksionimin pa e çuar vendin në zgjedhje të reja, të cilat sipas tij nuk janë në interes të askujt. Ai paralajmëroi gjithashtu se kriza e re politike mund të përkeqësojë marrëdhëniet e Kosovës me aleatët kryesorë ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi askush nuk dëshiron të shohë destabilitet dhe kaos të ri në vend. Joseph e ka cilësuar situatën si një “krizë artificiale”, të nxitur nga ego politike dhe mungesë përgjegjësie institucionale, duke shtuar se kjo nuk i shërben interesit të Kosovës. Ngërçi politik u thellua pas dështimit të Kuvendit te Kosovës për zgjedhjen e presidentit dhe vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Ky vendim është dërguar për shqyrtim në Gjykaten Kushtetuese e Kosovës, e cila ka vendosur një masë të përkohshme deri më 31 mars, kur pritet edhe vendimi përfundimtar për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Kurti dhe Osmani janë njësoj, mosbesimi i tyre duhet të kthehet në mosbesim të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani dhe …