Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e bën Kosovën të njohur për kryetarin amerikan, Domald Trump

Profesori, Edward Joseph, ka deklaruar se Kosova tashmë është e njohur për presidentin, Donald Trump, falë Marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 2020. Sipas tij, kjo marrëveshje, e cila u arrit mes ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, konsiderohet pozitive nga Trump. Mendoj se ajo që është pozitive këtu është se Kosova për të është e njohur, sepse ai kujton Marrëveshjen e Uashingtonit të shtatorit 2020 dhe ka takuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti së bashku me presidentin Vuçiq. Në mendjen e tij, ajo marrëveshje ishte pozitive, ka thënë Joseph. Ndërkaq, profesori ka paralajmëruar se qasja e Trump ndaj krizës në Ukrainë mund të ketë pasoja për tërë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën. Joseph ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon, duke nënvizuar ndikimin që politikat ndërkombëtare të SHBA-së mund të kenë mbi situatën në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …