leoni

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Dështimi i Kosovës për Anëtarësim në Këshillin e Evropës nxjerr në pah sfida ndërkombëtare

Eksperti dhe ligjërues në Universiteti Johns Hopkins,  Edward Joseph tha për Zërin e Amerikës se institucionet e Kosovës duhet të riparojnë marrëdhëniet me aleatët perëndimorë duke përmbushur kërkesat e tyre. Ai vuri në dukje se mungesa e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës ilustron vështirësitë dhe paqartësitë që  rrethojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe marrëdhëniet me aleatët e saj. Po ashtu ai  kritikoi qeverinë për politikat përçarëse dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me komunitetin serb në Kosovë dhe aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se Kosova nuk duhet të humbasë mundësinë e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ekspert dhe ligjëruesi Eduard  Joseph tha me keqardhje se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në pikën më të ulët, duke marrë parasysh  rëndësinë e trajtimit serioz të këtyre marrëdhënieve për interesin strategjik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …