Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Kosova në dialog pa unitet politik

Procesi i dialogut ndër vite është përballur me probleme të mëdha si nga përmbajtja ashtu edhe nga mungesa e vullnetit të dy palëve për ti implementuar marrëveshjet e arritura të ndërmjetësuara nga Brukseli. Dialogu herë është realizuar me përmbajtje teknike e herë herë kinse ka pasur për qëllim arritjen e një marrëveshje finale e cila do të rezultoj me njohje finale. Mungesa e një uniteti të brendshëm sa i përkëtë kësaj çështje ka bërë që Kosova të mos këtë një platformë unike e ndarë në kapituj të rëndësishëm, duke involvuar çështje më rëndësi prioritare siç është  tash e 21 vite për të pagjeturit, pastaj çështje politike, ekonomike dhe mbi të gjitha rëndësi të madhe ka ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Hartimi i një platforme unike të Kosovës e cila arrihet përmes një uniteti politik do të këtë rëndësi tepër të madhe në procesin e ardhshëm dialogues sepse vetëm përmes kësaj do të krijohej një qasje e përbashkët në shtrim të saktë të problemeve e cila do të ishte një garancë tepër e rëndësishme për mbrojtjen e interesave nacionale të shtetit dhe garantues i një marrëveshje finale me njohje reciproke ndërmjet dy vendeve. Momentumi i përfshirjes së SHBA-së është i rëndësishme për të arritur tek një marrëveshje e qëndrueshme me rëndësi historike ndërmjet palëve. “Pajtimimin e arrit populli e jo vetëm qeveria me nënshkrime”.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …