Ehat Miftaraj i bën thirrje Osmanit të kthehet në Kosovë dhe të caktojë takim me liderët politikë

Ehat Miftaraj, drejtor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka bërë thirrje që presidentja Vjosa Osmani të kthehet në Kosovë për të takuar liderët politikë dhe për të shqyrtuar situatën e votave, përpara se të vazhdojë vizitat ndërkombëtare. Në një postim në rrjetet sociale, Miftaraj ka kritikuar takimin e sotëm të Osmanit me homologun e saj bullgar, Rumen Radev, duke sugjeruar se ajo duhet të kontrollojë përkrahjen politike brenda vendit dhe, në rast se nuk ka votat e nevojshme, të shpallë zgjedhjet. Sot, presidentja Osmani gjatë takimit me Radev ka diskutuar mbi heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimin e aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, sipas njoftimeve të zyrës së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …