Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj kritikon Albin Kurtin, i cili po i refuzon ftesat e Prokurorisë dhe po sillet si prokuror

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar ndaj refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për t’iu përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale si dëshmitar. Në një postim publik, Miftaraj kritikoi qasjen e Kurtit, duke thënë se kryeministri po sillet sikur të ishte prokuror. Në mënyrë ironike, Miftaraj sugjeroi që Kurti mund të marrë edhe kompetenca nga Kodi Penal i Kosovës dhe të nisë hetime ndaj prokurorëve të Prokurorisë Speciale. Le ta zbatojë kapitullin e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë, shkroi ai, duke theksuar se mungesa e veprimeve nga prokurorët rrezikon integritetin e procedurave penale. Miftaraj gjithashtu i ka kritikuar prokurorët e Kosovës për moszbatimin e standardeve të duhura dhe u bëri thirrje të marrin shembull nga kolegët e tyre në Gjykatën Speciale në Hagë, për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeprokurori i Prishtinës reagon pas incizimit të publikuar: “Askush nuk qëndron mbi ligjin”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga portali …