Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Besimi në UÇK dhe lirinë e Kosovës nuk u lëkund kurrë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka folur  për përvojën e tij gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, duke ndarë momente të veçanta nga angazhimi i tij dhe besimin e palëkundur në lirinë e vendit. Shala ka folur për shpirtin e idealizmit dhe sakrificën që bashkëluftëtarët ndanin mes vete, duke theksuar se këto vlera ishin forca shtytëse për të vazhduar luftën. Ne besuam se UÇK-ja do të fitonte, sepse besonim në idealet dhe sakrificën e njëri-tjetrit. Besonim në liri. Shala theksoi gjithashtu se çdo ditë e luftës forconte më shumë besimin në fitore dhe në rrugën drejt çlirimit të Kosovës. Përmes rrëfimeve të tilla, ai synon të ndajë përvojën dhe përkushtimin që ai dhe shumë të tjerë patën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …