Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Vendimi i Supremes është i qartë, deputetët nuk mund të jenë edhe ministra

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës,  ushtrimin e njëkohshëm të funksionit të deputetit dhe atij të ministrit apo kryeministrit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Miftaraj theksoi se vendimi i Supremes është i qartë  dhe i detyrueshëm për të gjithë. Sipas tij, një deputet i Kuvendit nuk ka autorizim ligjor të delegojë kompetencat tek zëvendësministri, dhe çdo përpjekje për të shmangur vendimin është në kundërshtim me rendin kushtetues. “Vendimi i Gjykatës Supreme është mëse i qartë. Nëse më herët kanë ekzistuar dyshime, tashmë gjithçka është sqaruar. Tetë deputetë të Kuvendit që ushtrojnë pozita ekzekutive si ministra apo kryeministër në detyrë nuk mund të vazhdojnë të mbajnë këto pozita”, shkroi Miftaraj. Ai shtoi se respektimi i vendimeve gjyqësore është detyrim për të gjithë, jo vetëm për qytetarët e zakonshëm, por edhe për zyrtarët e lartë publik të veshur me pushtet politik. “Shembulli i shtetit të së drejtës duhet të fillojë nga vetë politikanët”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

MB: MOS NDIZNI ZJARRE! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare!

Shqipëria përfshihet nga zjarret, angazhohen ushtria dhe zjarrfikësit

Zjarret kanë përfshirë disa rajone të Shqipërisë, duke vënë në alarm autoritetet dhe strukturat e …