leoni

Ejup Maqedonci: Amerika dhe Turqia janë partnerë kryesorë të Kosovës për zhvillimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri kryesor i Kosovës, duke ofruar mbështetje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, jo vetëm në aspektin e blerjeve ushtarake, por edhe në edukim dhe përgatitje. Ai theksoi se Kosova blen pajisje ushtarake vetëm nga vendet e NATO-s, ku Amerika  dhe Turqia kanë një rol kyç. Maqedonci përmendi marrëveshjen ushtarake me Turqinë, e nënshkruar në janar dhe miratuar në të dy vendet, që do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së. Përmes kësaj marrëveshjeje, FSK ka përfituar një donacion prej 7 milionë eurosh nga kompania “Baykar.” Ministri shtoi se përveç Amerikës  dhe Turqisë, Kosova ka bashkëpunime edhe me Kroacinë, Italinë, Gjermaninë dhe mbetet e hapur për partneritete të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …