Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Ismet Kryeziu: Braktisja e seancave nga Qeveria, është situatë tragjikomike në Kuvend

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka kritikuar partinë në pushtet për braktisjen e seancave parlamentare të thirrura nga opozita, duke e cilësuar situatën si tragjikomike. Kryeziu theksoi se kushtëzimi i pjesëmarrjes nga Vetëvendosja, e cila kërkon miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita si parakusht, nuk është demokratik dhe dëmton funksionalitetin e Kuvendit. Sipas tij, në një situatë ku shumica parlamentare bojkoton Kuvendin, do të ishte më mirë të shqyrtohej mundësia e shpërndarjes së tij, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe negociatave për demokracinë parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …