Ejup Maqedonci: Amerika është aleati ynë kryesor në rrugëtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë

Ejup Maqedonci: Amerika është aleati ynë kryesor në rrugëtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë

Në një bashkëbisedim të organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  u diskutua rreth sigurisë në vend e rajon, dhe nevojës për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend me qëllim përballimin e sfidave të ardhshme të sigurisë. Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një nga parakushtet për plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes së Kosovës në kohën e përballjes së sfidave rajonale dhe globale të sigurisë dhe në këtë aspekt fuqizimi i partneritetit me sektorin privat është i rëndësishëm për avancimin e sigurisë kombëtare. Ai  tha se Amerika është aleati ynë kryesor në rrugëtimin dhe  zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë.  Ministri Maqedonci e vlerësoi bashkëpunimin me sektorin privat si një nga elementet e rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit dhe një partner potencial për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së vendit tonë. Duke folur për investimet potenciale në zhvillimin e industrisë lokale të mbrojtjes, ministri Maqedonci theksoi kompletimin e legjislacionit që do të largonte disa nga barrierat në këtë aspekt.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …