BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Lidhur me paralajmërimin e hapjes së Urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në pjesën jugore dhe veriore, Bashkimi Evropian thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga Lista Serbe, partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, thonë se ura nuk mund të hapet pa pëlqimin e komunitetit serb. Por, qytetarët e Mitrovicës janë të ndarë për këtë çështje. Në seancën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, sot  gjatë diskutimeve për pikën “të ndryshme”, pritet të flitet edhe për çështjen e zbatimit të vendimit për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për trafik, tha për Radion Evropa e Lirë kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin. Sipas tij, në diskutim do të jetë “situata e sigurisë për hapjen e urës”, e cila që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …