Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se gjatë mbledhjes së 24-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në bazën Raimshtain të Gjermanisë, Republika e Kosovës ka prezantuar pakon e saj të re të ndihmës për Ukrainën. Këtë muaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën. Maqedonci theksoi se kjo mbledhje ishte e veçantë pasi prezantimi u bë në prani të Presidentit ukrainas, Zelenskyy, i cili mori pjesë për herë të parë në këtë forum. Ministri rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për të vazhduar mbështetjen e saj për Ukrainën deri në fitoren përfundimtare ndaj agresionit rus.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
