Ejup Maqedonci pret në takim homologun zviceran, Martin Pfister , për bashkëpunimin ushtarak dhe rolin e diasporës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, së bashku me zëvendësministrin në detyrë Shemsi Syla dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, priti në takim Kancelarin Federal dhe Ministrin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit të Zvicrës, Martin Pfister, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar. Gjatë takimit, ministri Maqedonci theksoi rolin kyç të diasporës shqiptare në Zvicër si një urë lidhëse mes dy vendeve, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimin e Kosovës. Palët diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e trajnimeve dhe edukimit ushtarak, si një hap i rëndësishëm drejt ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri Maqedonci gjithashtu informoi homologun zviceran për arritjet e FSK-së ndër vite dhe theksoi rëndësinë strategjike të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, si faktor kyç për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Të dy ministrat konfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke nënvizuar synimin për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për të dy vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe eprori i FSK-së, Naim Ymeri

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe eprori i FSK-së, Naim Ymeri

Sot, më 8 korrik 2025, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare …