Arben Gashi

Arben Gashi e sheh si çështje komplekse konstituimin e kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk parasheh pasoja juridike për deputetët në rast se brenda 30 ditëve nuk respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Ai tha  se në këtë rast nuk ka fajtor kolektiv dhe se çështja është më shumë politike sesa juridike. Sipas Gashit, zgjidhja është ose krijimi i shumicës nga Vetëvendosje ose kthimi në praktikën e mëhershme me votim të hapur. Ai theksoi se vendi rrezikon të mbetet pa institucione, duke cenuar besueshmërinë dhe partneritetin ndërkombëtar të Kosovës. Gashi nuk e përjashtoi as mundësinë për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se shkelja e afatit për konstituimin e Kuvendit mund të ketë pasoja juridike dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarim nëse nuk ndodh konstituimi brenda 30 ditëve. Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin lidhur me këtë çështje më 26 qershor, pas një kërkese të iniciuar nga AAK.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …