Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Samitin e Ballkanit për dezinformim, ka thënë se grupet e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska kanë përdorur armatim të prodhuar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë dhe se kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë. Ai theksoi se është duke u punuar në ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike e cila do të inaugurohet më 26 mars. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mekanizmat e saj për t’u përballur në anën e dezinformimit. Po ashtu, Maqedonci vlerëson se inavizioni rus në Ukrainë në një formë ka ndikuar edhe në destabilizmin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, më saktësisht në veri të Kosovës. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ministri Ejup Maqedonci tha se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po neglizhon përmbylljen e procesit, pasi po pret rezultatin e luftës në Ukrainë në mënyrë që të vlerësojë situatën e cila do të ishte e favorshme për shtetin e Serb.
