leoni

Hajrush Kurtaj: Asnjëherë nuk e kam takuar, Jakup Krasniqin gjatë periudhës së luftës, në vitet 1998-1999

Dëshmitari i mbrojtjes, Hajrush Kurtaj ka folur në seancën gjyqësore për hierarkinë raportuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Dëshmitari  i mbrojtjes, Hajrush Kurtaj ka folur për hierarkinë raportuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është  marrë në pyetje nga gjyqtari Gyénal Mettraux, i cili hierarkinë raportuese duke filluar nga Policia Ushtarake e Brigadës 162, deri të Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në bazë të intervistës së dëshmitarit për Prokurorinë në dokumentet e publikuara në librin e tij dhe në përgjithësi për librin. I pyetur se a ishte Xhabir Elezi komandant i Policisë Ushtarake të Brigadës 162, ai tha qenë kompetencë e Komandantit të Brigadës dhe unë nuk e kam vendosur në atë detyrë”, tha dëshmitari Kurtaj. Ai u pyet edhe për  një deklaratë tjetër të dhënë në Prokurori ku sipas gjyqtarit në pyetjen se kujt i raporton Komandanti i Zonës, dëshmitari ishte përgjigjur se ai nuk ka qenë komandant Zone, por normalisht i raporton Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Kurtaj  tha se ka mundur të jetë vetëm një supozim i tij dhe se ai nuk mund ta konfirmojë një supozim  të tillë. Kundër pyetje për dëshmitarin Kurtaj pati edhe  prokurorit James Pace, i cili u fokusua tek një foto dhe një deklaratë e mëhershme e dëshmitarit të dhënë si përgjigje për mbrojtjen e të akuzuarve. Gjatë dëshmisë së tij, Kurtaj thuhet ka thënë se për shkaqe sigurie nuk kanë përdorur telefona mobilë dhe personalisht nuk ka pasur telefon.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …