Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci shprehet i tronditur nga rasti i vrasjes makabre të Liridona Ademajt- Murseli

Ejup Maqedonci: Vuçiq, po neglizhon përmbylljen e procesit të bisedimeve, pasi po pret rezultatin e luftës në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Samitin e Ballkanit për dezinformim,  ka thënë se grupet e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska kanë përdorur armatim të prodhuar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë dhe se kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë. Ai theksoi se është duke u punuar në ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike e cila do të inaugurohet më 26 mars. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mekanizmat e saj për t’u përballur në anën e dezinformimit. Po ashtu, Maqedonci vlerëson se inavizioni rus në Ukrainë në një formë ka ndikuar edhe në destabilizmin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, më saktësisht në veri të Kosovës. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ministri Ejup Maqedonci tha se kryetari i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po neglizhon përmbylljen e procesit, pasi  po pret rezultatin e luftës në Ukrainë në mënyrë që të vlerësojë situatën e cila do të ishte e favorshme për shtetin e Serb.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …