Ekaterina Trendafilova e ka caktuar përbërjen e panelit që do të vendosë lidhur me ankesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit

Ekaterina Trendafilova e ka caktuar përbërjen e panelit që do të vendosë lidhur me ankesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit

Gjykata Speciale, në Hagë ka bërë të ditur se kryetarja, Ekaterina Trendafilova, e ka caktuar përbërjen e panelit,  që pritet  të vendosë lidhur me ankesën e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ankesa ishte parashtruar me anë të vendimit të cilin gjyqtari paraprak i ka vazhduar masën e paraburgimit Thaçit. Sipas vendimit të zonjës Trendafilova, paneli i Apelit do të përbëhet nga gjyqtarët Mishèl Pikard, Emilio Gatti dhe Nina Jørgensen. Kryetarja e Gjykatës, Trendafilova ka kundërshtuar  kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, që ka kërkuar tërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së Apelit, i cili do të vendosë rreth kësaj ankese. Këtë kërkesë mbrojtja e Thaçit e kishte parashtruar më 16 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …