Albin Kurti

Ekonomistët kritikojnë pretendimin e kryeministrit Kurti që rritjen e shpenzimeve mundohet ta ndërlidh me shpresën

Ekspertët e fushës së ekonomisë kanë shfaqur mospajtimin e tyre me pretendimin e kryeministrit, Albin Kurti se njerëzit po shpenzojnë më shumë sepse po shpresojnë, duke lënë të nënkuptohet se meritat për këtë i ka qeveria e tij. Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka porositur të lihen anash metaforat dhe të dëgjohet më shumë zëri i qytetarëve dhe bizneseve. “Duhet të lihen anash metaforat filozofike që i kuptojnë vetëm ata që i thonë. Duhet të jenë me qytetarët dhe me bizneset se vetëm me një ekonomi të shëndoshë dhe me një politikë sociale e cila është e përkohshme Kosova mund të ketë perspektivë” ka porositur, ekonomisti Gërgjaliu. Ndërkohë, edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku, ka shfaqur kritikat e tij kundër deklaratës se kur njerëzit kanë shpresë, atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, të bërë nga kryeministri, Albin Kurti.  “Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare”, ka shkruar Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …