Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Lëmsh i qëllimshëm!

Lëmsh mendimesh, intrigash, kontradiktash  „PLEKSJE“ të ndërlikuara në të shkruar dhe në të folur, thuajse në t‘gjitha, mediumet, rrjetet sociale dhe portale.
Ndoshta!
Prezenca e shumë shërbimeve „SEKRETE“ të huaja në t‘gjitha trojet shqiptare që aspak, nuk i‘a duan të mirën popullit shqiptar dhe tentimi i këtyre shërbimeve se cili të përfitoj më shumë dhe sigurisht, ç’doherë në bashkëpunim me veglat shqipfolëse dhe mbi kurrizin e shqiptarëve, po sjellin mjegull dhe po e ndërlikojnë qëllimisht, çështjen shqiptare në veqanti në Kosovë dhe në përgjithësi në Shqipëri – Mal të Zi – Maqedoninë e Veriut – Kosovën Lindore dhe në Çamëri!
E thënë dhe çuditërisht, realitet!
E përbashkëta e Shqipërisë dhe Kosovës është; paaftësia e Shqipërisë, për të „mbajtur“ shtetin dhe e Kosovës, për t‘a „krijuar“ shtetin.
Sigurisht po dëgjoni dhe lexoni, thuajse çdo ditë, marifetllëqet e shqipfolësve duke injoruar, shpifur dhe përbuzur veten e tyre!
Pse e them, veten e tyre?
Se; secili njeri është kundër vetes së tij në qoftë se edhe vetëm lidhje bisnesore ka me armikun, ai është kundër vetes së tij dhe kundër atdheut në përgjithësi e lëre më, me shpifjet, apo bashkëpunimin me njerëz, t‘cilët tani dalin edhe publikisht dhe tregojnë se kanë punuar për UDB-ën serbe.
Ky far Fatmir Sheholli, fatbardhësisht unë personalisht, shumë vonë kam dëgjuar për këtë njeri, madje vetëm nga mediumet, për lidhjet e tij me Serbinë!
Ky njeri ashtu si është deklaruar edhe vet, kishte shërbyer në njërin nga, shërbimet sekrete serbe UDB-ën dhe në të njejtën kohë, kinse informator i LDK-ës dhe pas luftës, pjesë i punësuar në SHIK-ës!
Opaaaa….., jo pak interesant dhe me rrezik „PERMANENT oooo, popull…..!!!!????
Shihni vizitat e „Servilëve“ që i‘u bëhen, ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Asnjëri nga këta „SERVIL“ se këta, nuk janë vizitor.
Asnjëher të vetme, nuk e kanë shkruar një letër publike për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Ndërkombëtare me seli në Hagë!
Ngarendësit e servilosur po tregojnë edhe njëher, edukatën prindërore pa asnjë grimë – „Dinjiteti Kombëtar“.
U tha, tre kryeministra shqiptar në trojet shqiptare.
Pavarësisht, sfidave historike që i kemi kaluar, kurrë nuk arsyetohet, ndërrimi i emrave e sidomos mbiemrave me prapashtesën VIQ(Ç).
Ohhh, s‘ka ekzistuar asnjëher, shqiptar me mbiemrin Abazoviq, pik.
Edi Rama që tani njihet botërisht, famëmadh me „Ballkanin e Hapur“.
Ndërsa Kryeministri i Republikës së Kosovës, lëre që ka hequr dorë, nga bashkimi i trojeve shqiptare, mirëpo ka rrethuar rreth vetes së tij njerëz të paarsimuar e pa përvojë politike, mirëpo edhe paedukatë kombëtare, madje edhe militant me mjekërra dhe pantollona të shkurtuara, pastaj çuditemi pse, asnjë zyrtar shtetëror nuk e pret në zyre, mirëpo e pret afër shkallëve.
Patriotizmi është edukatë prindërore – familjare, nuk blihet me para.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …