Jemi shumë të kënaqur që përfunduam një javë të mbushur me aktivitete dhe festime që bashkuan komunitetin tonë me energji pozitive dhe entuziazëm. Nga nesër, do të vazhdojmë me punë të mëdha dhe angazhime të rëndësishme për zhvillimin e Malishevës sonë, me fokus në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe avancimin e projekteve që i shërbejnë komunitetit. Faleminderit nga zemra secilit qytetar që iu bashkua festave dhe aktiviteteve tona, duke kontribuar në këtë atmosferë të veçantë dhe duke qenë pjesë e ndryshimit pozitiv në komunën tonë. Malisheva përpara, së bashku!
