leoni

Eksodi në Gutën Lindore konsiderohet të jetë më masivi në luftën shtatëvjeçare në Siri

Eksodi në Gutën Lindore konsiderohet të jetë më masivi në luftën shtatëvjeçare në Siri

Dhjetëra mijëra burra, gra dhe fëmijë u arratisën nga enklavat e rrethuara të Gutës  Lindore që konsiderohet  të jetë dita e eksodit më  masiv në luftën shtatëvjeçare në atë vend. Eksodi është një kujtesë se lufta që ka shkaktuar katastrofën më të keq humanitare në botë është duke u përkeqësuar derisa hyn në vitin e tetë. Thuhet se midis 12 dhe 13 mijë veta ikën nga rajoni në lindje të Damaskut, natën nga e enjtja deri të premten. Përafërsisht 42,000 civilë filluan kur forcat qeveritare siriane, të përforcuara nga aeroplanët rusë, u drejtuan drejt qendrës së enklavës, të kontrolluar nga forcat opozitare dhe përparimin e forcave turke në veri, të cilat kishin arritur përparime strategjike ushtarake që mund të ndryshonin marrëdhëniet në disa prej konflikteve më të rrezikuara. Pranë kryeqytetit, autoritetet siriane po prishin një nga bastionet më të mëdha dhe më të rëndësishme të opozitës dhe kryengritësve, që strehojnë pothuajse 400,000 njerëz.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …