leoni

Ekspertët e çështjeve të Ballkanit: Dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk pritet të sjellë rezultate as gjatë vitit 2022

Ekspertë të njohur të cilët i njohin rrethanat politike dhe problemet e vendeve të Ballkanit Perëndimor thonë është pothuajse e pamundur arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2022. Ata thonë se kriza në Ukrainë po ashtu mund të ndikojë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Qëndrimet e kundërta të Prishtinës dhe Beogradit lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe, vazhdojnë të thellojnë hendekun në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që viteve të fundit kanë shënuar pak përparim. Pierre Mirel, ekspert nga Brukseli, pjesë e ekipit ndërmjetësues të BE-së gjatë viteve 2011-2013, thotë për Zërin e Amerikës se kjo situatë e vë qeverinë e Kosovës para dy mundësive. “Vërejtja ime e parë është se në shumicën e takimeve, palët nuk ishin të përgatitura, në veçanti ajo e Kosovës. Ju shkoni në Bruksel, pranoni diçka, që në këtë rast është themelimi i këtij asociacioni, pastaj thoni nuk mund ta zbatojmë sepse nuk është kushtetuese. Këtë gjë duhet ta dini që përpara. Sidoqoftë, çfarë duhet të bëhet tani. Janë dy zgjidhje. Ose të ndryshojë kushtetuta ose të rinegociohet një formë e pranueshme e asociacionit për të dyja palët”, thotë  Mirel.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …