Eksperti amerikan Daniel Serwer: Krijimi i Gjykatës Speciale ishte gabim i madh

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka deklaruar se krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë ishte një gabim i madh, duke e cilësuar procesin aktual si padrejtësi ndaj ish-luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në një intervistë për A2 CNN, Serwer tha se Gjykata speciale ka tejkaluar mandatin e tyre, duke shtuar se gjykata ka marrë një interpretim shumë të gjerë të kompetencave. Sipas tij, procesi po e kthen viktimën në dhunues dhe rrezikon të diskreditojë vetë gjyqin, e jo luftën e UÇK-së. Ai shprehu edhe zhgënjim personal, duke theksuar se më parë kishte inkurajuar politikanët kosovarë ta mbështesnin krijimin e kësaj gjykate, por tani e konsideron atë një vendim të gabuar. Serwer komentoi edhe për Bordin e Paqes, duke e quajtur një ide jo të mirë dhe me mandat të paqartë, megjithatë shtoi se Kosova dhe Shqipëria mund ta shfrytëzojnë pjesëmarrjen për të rritur profilin e tyre ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Nëse hyn në garë për president, Ramush Haradinaj e fiton

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se …