Adem Demaçi

Ekspozitë kushtuar Simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi

Ekspozita e organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë  të Kosovës, Biblioteka Kombëtare, ” Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Historisë “ Ali Hadri”, do të hapet sot në ambientet e Bibliotekës. Kjo ekspozitë hapet në 80-vjetorin e lindjes së Bacë Adem Demaçi, i cili për veprimtarinë e tij atdhetare, që binte ndesh me pushtetin dhe regjimin e RSFJ-së ka mbajtur 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë. Në vitin 1991, Parlamenti Evropian e ka nderuar atë me çmimin Saharov, duke e radhitur atë në mesin e personaliteteve të njohura botërore. Adem Demaçi ka qenë edhe udhëheqës i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut nga 1990 deri 1995, pastaj kryetari i Partisë Parlamentare të Kosovës, dhe si zëdhënës i përgjithshëm  i UÇK-së në vitet: 1998-1999. Ka kundërshtuar Marrëveshjen e Rambujesë dhe pozitën denigruese të Kosovës nën administrimin e  UNMIKU-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Luljeta Pula: Rugova u takua me Millosheviqin në kulmin e bombardimeve – gabim i pafalshëm

Veprimtarja Luljeta Pula ka bërë një rrëfim të rrallë për figurën e presidentit të ndjerë …