Drita Hajdari

Reagimi i prokurores Drita Hajdari lidhur me lajmin e datës 14 prill në publikuar në disa medie dhe në RKL

Në reagimin e Prokurores, Drita Hajdari,  lidhur me lajmin e publikuar më 14 prill 2016, ku shkruan se ajo ka  amnistuar kriminelët serbë, thuhet: “Në vitin 2013 kam nxjerrë një aktvendim për pushimin  e hetimit ndaj  një shqiptari për veprën penale të fshehjes së tatimit, duke menduar se me Ligjin për amnisti  janë të përfshirë të gjithë qytetarët e Kosovës. Këtë vendim e kam nxjerr duke mos ditur që ky ligj i referohet vetëm qytetarëve serbë nga pjesa e veriut të Republikës së Kosovës, i cili ligj është rezultat i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, siç edhe thuhet në raportin e Freedom House për vitin 2015. Nga prilli i vitit  2014 kur ky vendim është publikuar në TV emisionin “Betimi për Drejtësi” ,  sot e kësaj dite autori i këtij emisioni e shfrytëzon këtë vendim për komprometimin tim duke më quajtur ”abuzuese të ligjit për amnisti.” Kjo shpifje, siç e dini, ka depërtuar edhe në raportin e Freedom House. Lidhur me këtë raport i kam dërguar një reagim organizatës Freedom Hause në të cilin e kam sqaruar nxjerrjen e vendimit për amnisti, duke kërkuar  korrigjimin e raportit në pjesën ku është apostrofuar emri im padrejtësisht. E shfrytëzoj rastin që të ju bëjë me dije se ndarja e çmimit me emrin e heroit, “Sali Çekaj” më bënë krenare për punën  dhe kontributin tim në fushën e sundimit të ligjit.

 

Me respekt,

Drita Hajdari

Prokurore

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …